Visualizzazione dei risultati da 1 a 2 su 2
  1. #1

    albanese... [che vor dì?]

    Prifti italian Don Cesare Lodeserto, mbetet nen masen e sigurise se arrestit me burg kurse dje, nga paraburgimi ne Verona, deklaroi doreheqjen e tij. Po dje, ne vend te Don Cesare, u emerua don Attilio Mesagne, drejtor i Caritas-it. Lodeserto, ish-drejtor i nje qendre te pritjes dhe mbajtjes se perkohshme te emigranteve "Regina Pacis di San Foca", ne qytezen Melendunio, te rajonit Lecce, Don Cesare eshte denoncuar nga kater gra e vajza rumune per abuzim me to dhe emigrante te tjere, perfshire edhe disa shqiptare. Por pak dite pas arrestimit te bujshem, per abuzim me emigrantet dhe fondte publike, keqtrajtim dhe sekuestrim personi, vijne reagime te ndryshme per ngjarjen. Pese vajza te cilat ndodheshin ne qendren e pritjes se drejtuar nga Don Cesare, thane dje per mediat italiane se kater vajzat rumune qe e denoncuan priftin, ishin paguar per ta bere nje gje te tille. "Edhe mua mu propozua ta denoncoj por nuk e bera dhe pas kesaj, ne celularin tim, pata dy telefonata kercenuese", deklaroi nje vajze. Nje e dyte, tregon edhe kush ka nxitur arrestimin: "Ishte nje burre qe punonte ne qender si vullnetar por u perzu nga don Cesare sepse ngacmonte vajzat". Te pyetura per dhunen ndaj vajzave rumune, vajzat emigrante thane: "C'te bente don Cesare me ato vajza qe deheshin dhe ta shpifnin. Ai i ndeshkoi dhe nuk i la me te dalin sepse duhet qe ato ta ndryshonin kete menyre jetese". Ndersa drejtori i qendres se San Foca deklaroi dje: "Zona pulieze, eshte e mbushur me histori te dhunshme e tragjike, qe te gjitha te lidhura me emigracionin klandestin". Kurse Arqipeshkvia, zedhenesi i saj, Francesco Ruppi tha dje se "nuk dijme asgje mbi kete qe ka ndodhur". Ed.Ku
    1,2,3,4,5,10,100 passi!

  2. #2
    Utente di HTML.it
    Registrato dal
    Dec 2001
    Messaggi
    3,259
    nn saprei.

    Mi sembra abbaino arrestato un po di preti

Permessi di invio

  • Non puoi inserire discussioni
  • Non puoi inserire repliche
  • Non puoi inserire allegati
  • Non puoi modificare i tuoi messaggi
  •  
Powered by vBulletin® Version 4.2.1
Copyright © 2024 vBulletin Solutions, Inc. All rights reserved.